Zbulohen gjurmë të dinozaurit në Afrikë (Foto)

E publikuar: 30/10/2017 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kayentapus ambrokholohali është shumë i madh se sa ndonjë dinozaur tjerë i gjetur deri më tash në Afrikë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një dinozaur i madh, një stërgjysh i T-rex, kishte jetuar në Afrikë para 200 milionë vjetësh.

Gjurmët e mbetura janë fotografuar në mbretërinë e Lesotos.

Megatheropods janë specie më të hershme se sa Tyrannosaurus rex.

Shkencëtarët besojnë se zbulimi çon në lidhjen me T-rex, i cili ka jetuar para 65 milionë deri 85 milionë vjetësh.

Anëtari i ekipit britanik Fabien Knoll nga Universiteti i Mançesterit, e ka quajtur zbulimin si mjaft të rëndësishëm dhe se ai hedh dritë të re në atë se çfarë mund të kenë qenë speciet tjera të asaj kohe.

Gjurmët e matura të shputës së dinozaurit janë 57cm e gjatë dhe 50cm e gjerë.

Bashkautori i studimit Lara Sciscio nga Universiteti në Kejptaun, tha se këto gjurmë të mëdha zakonisht janë të rralla.

Studimi është publikuar në revistën Public Library of Service One.