Zbulohen disa pozicione të reja për seks. A do t’i provonit?!

E publikuar: 26/05/2016 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jeni lodhur nga pozicionet e njëjta në vende të njëjta? Ja ky është freskimi…

Barazimi

Fillon në pozën misionare, derisa ai me tërë peshën mbështetet në ju (jo bash me tërë peshën). Le të përkulet përpara ashtu që baza e kockës pubike t’i bëjë presion klitorisit tuaj. Ju duhet t’i përthekoni këmbët tuaja për kërdhokullat e tij, në mënyrë që të arrini koneksionin më të afërt të mundshëm dhe stimulimin.

Stili i modifikuar dogyy (stili i qenit)

Në vend që të qëndroni në të katrat si në pozën e vërtetë dogyy, lëshohuni në stomak, mirëpo peshën e trupit tuaj hidheni në gjunjë dhe gjoks, ndërsa vithet t’ju jenë të ngritura pak. Në këtë pozë trupat tuaj janë të puthitur, ndërkaq fërkimi është shumë më intensiv dhe mundëson penetrim të thellë.

Tavolina e kuzhinës

Shtrijuni duke mbajtur vithet në skaj të tavolinës, ndërkaq ai le t’ju kapë për kërdhokulla për t’u mbajtur, derisa shputat tuaja të jenë në tavolinë apo në supet e tij. Këto rregulla të pozës janë të domosdoshme, sepse me këndin e drejtë arrihet penetrim i thellë, i cili të dyve do t’ju ofrojë kënaqje maksimale, por do të mund të stimuloni klitorisin pa pengesa – edhe ju edhe ai.

Hulumtime kontradiktore

Në këtë pozë të dy shtrijuni. Ju shtrijuni në shpinë, ndërkaq ai në anën e vet të krevatit. Qiti këmbët sipër belit të tij në formë të shkronjës së madhe X. Kjo pozë është super, sepse mundëson stimulim të lehtë të klitorisit. Meqenëse nuk i keni të puthitur trupat, mund ta prekeni në pjesë të ndryshme të trupit si t’jua dojë qejfi.

Jastëku

Në çdo pozë misionare, qoftë këmbët tuaja të gjenden në krevat apo në supet e tij, vendosja e jastëkut nën pjesën e poshtme të shpinës, ngre torzonë, që ju mundëson penetrim të thellë dhe arritje më të lehtë të pikës G. Kjo është njëra ndër pozat në të cilat mundësohet puthitja e trupave të tuaj dhe stimulimi i klitorisit.
sex-70023