Zbulohen detaje të reja, përleshja fqinjësore për pronë përfundoi në tragjedi!

E publikuar: 12/03/2019 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para pak orësh në fshatin Mamullë të Komunës së Gjakovës ka ndodhur një konflikt i rëndë ku një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër i plagosur, raporton “Zëri.info

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj për “Zëri.info”, ka konfirmuar se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me një kontekst pronësorë, duke shtuar se vrasja është bërë pas një fjalosje e ku është përdorur edhe kallashnikovi.

“Dyshojmë se motivi është pronësorë. Mirëpo hetimet do ta vërtetojnë. Rasti është konflikt i cili ka ndodhur sot. I plagosuri ia ka shit tokën viktimës ndërsa dorasi ka thënë me ma shit mua dhe këtu ka ardhur deri tek konflikti i cili ka përfunduar me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Dyshohet që është përdorur Kallashnikovi”, ka konfirmuar ai për “Zëri.info”.

Sipas tij dorasi është në kërkim nga policia por që nata është duke e bërë të pamundur gjetjen e tij ndonëse pjesa nga lumi Drin është e rrethuar.

“Policia e Kosovës është në ndjekje të dorasit dhe e ka rrethuar lumi Drin aty ku po dyshohet se ai është fshehur mirëpo është vështirë sepse tani është mbrëmje dhe më problem shihet”, ka shtuar tutje ai.

Kujtojmë që i plagosuri është duke u operuar e ku sipas mjekësve gjendja e tij është mesatare. /ZËRI