Zbulohen çmimet e Windows 10

E publikuar: 01/06/2015 00:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft do të prezantojë këtë verë një version të ri të Windows-it, platformën Windows 10. Microsoft ka konfirmuar se sistemi operativ do të mund të përditësohet falas tek pajisjet që operojnë aktualisht me Windows 7 ose 8 gjatë vitit të parë, por nuk ka zbuluar çmimet për versionet e mëvetësishme të këtij sistemi.

Zbulohen çmimet e Windows 10.

Edhe pse Microsoft është përpjekur që të mbajë sa më të fshehtë detajet në lidhje me Windows 10, derisa ky sistem të prezantohet zyrtarisht, një nga distributorët e saj kryesor ka zbuluar në uebsajtin e tij çmimet për versionet e Windows 10 Home dhe Premium. Newegg ka hapur porositjet për këto versione, ku Windows 10 Home kushton 109 dollarë ndërsa Windows 10 Premium kushton 149 dollarë. Këto versione të mëvetësishme mund të instalohen tek kompjuterët e rinj ose ata që oprojnë me sisteme të vjetra si Windows XP dhe Vista./krokodili/