Zbulohen arsyet pse mungojnë Berisha, Zeneli dhe Zhegrova

E publikuar: 13/10/2020 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Greqisë ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e radhës nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Në listën e lojtarëve të cilët udhëtuar drejt Greqisë, nuk janë përfshirë Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

Në njoftimin e saj, Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se mungesa e këtyre tre lojtarëve vjen pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjesin e sotëm ku u konstatua që ata nuk janë në gjendje të luajnë.