Zbulim tronditës: Regjimi i Gaddafit infektonte fëmijët me HIV

E publikuar: 05/11/2016 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy ish-punonjës të regjimit të ish-liderit libian Muammar Gaddafi, në një spital të Bengazit ua kanë injektuar fëmijëve virusin e AIDS-it, thuhet në shënimet e ish-shefit të Qeverisë libiane, që gjendet në duart e drejtësisë franceze. Ky zbulim vjen dhjetë vjet pas lirimit të infermiereve bullgare, të cilat rrejshëm ishin akuzuar për këtë krim.

Sekreti i kasafortës së Gaddafit: Të gjithë duan ta hapin e t’i marrin 184 milionë dollarëSekreti i kasafortës së Gaddafit: Të gjithë duan ta hapin e t’i marrin 184 milionë dollarë

Shoukri Ghanem, shefi i Qeverisë nga viti 2003 deri në vitin 2006, pastaj ministër i Naftës, shkruan – në shënimet e zbuluara pas vdekjes së tij, më 2012 – për çështjen e pesë infermiereve bullgare dhe të një mjeku palestinez të cilët kanë qenë në burg nga viti 1999 e deri më 2007, e që janë liruar pas një fushate të shtetit francez, transmeton Telegrafi.

Profecia e Gaddafit po jetësohet: Ja çfarë parashikoi për ISIS-in (Video)Profecia e Gaddafit po jetësohet: Ja çfarë parashikoi për ISIS-in (Video)

Ghanem shkruan se më 2007 e vizitoi Mohamaed El Khadari, anëtar i Komisionit Hetimor për lirimin e infermiereve. Sipas tij, Abdallah Senoussi – kreu i Inteligjencës ushtarake – së bashku me kreun e shërbimeve speciale libiane, Moussa Koussa, kanë siguruar virus me të cilin kishin infektuar fëmijët.

Në rrënojat e “mbretërisë” së Gaddafit (Foto)Në rrënojat e “mbretërisë” së Gaddafit (Foto)

Të dhënat nga këto shënime zbulojnë edhe dyshimet rreth financimit të fushatës presidenciale të Nicolas Sarkozyt më 2007. Shoukri Gham ka deklaruar se më 29 prill 2007 janë kryer tri pagesa prej me së paku 6.5 milionë eurove.

Nuk mund ta besoni se sa është pasuria “e zhdukur” e Gaddafit!Nuk mund ta besoni se sa është pasuria “e zhdukur” e Gaddafit!

Moussa Koussa jeton në mërgim, e Abdallah Senoussi u ekstradua në shtator 2012 – nga Mauritania në Libi, ku edhe do të gjykohet. /Telegrafi/

Misteret e “çështjes Gadafi”: Ai projektonte një monedhë e cila do të zëvendësonte dollarin!Misteret e “çështjes Gadafi”: Ai projektonte një monedhë e cila do të zëvendësonte dollarin!