Zbulim i jashtëzakonshëm në luftën ndaj kancerit, gazeta gjermane sjellë detajet

E publikuar: 28/02/2019 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbulimin, gazeta gjemrane, e quan senzacion botëror, për shkak se shkencëtarët në mbarë botën po punonin për vite me radhë për të arritur këtë qëllim.

Zbulimi është bërë nga studiuesit e Spitalit Universitar të Hajdelbergut. Saktësia e njohjes së kancerit është e ngjashme me mamografinë.

Profesor Sohn, drejtues mjekësor i Klinikës Gjinekologjike në Hajdelberg, thotë se problemi me kancerin e gjirit është se ai diagnostikohet me vonesë, duke u bërë vdekjeprurës.

Por testi zbulon edhe kancerin ovarian, thotë eksperti.

Edhe një skuadër me shkencëtarë izraelitë u ka dhënë shpresë të gjithë atyre që vuajnë nga kanceri.

“Ne besojmë se brenda një viti do të arrijmë shërimin e plotë nga kanceri,” tha Dan Aridor për gazetën ‘Jerusalem Post’. “Kura që ofrojmë e nis ndikimin që në ditën e parë, zgjat pak javë dhe nuk ka thuajse asnjë efekt anësor,” tha ai.

Ky do ishte një lajm sensacional për 18 milionë të sëmurë me kancer. Çdo vit rreth 9.6 milionë njerëz vdesin nga kanceri.