Zbrazi ujin mbi rrobe gjatë emisionit televiziv, harroi se e ka maskën në fytyrë kur deshi të pinte (Video)

E publikuar: 09/03/2019 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një emisioni në BBC, reperi i njohur si Drillminister, kreu një gjest shumë bizar.

Këngëtari kontrovers, harroi që e ka maskën në fytyrë dhe deshi ta pinte, duke e zbrazur ujin nëpër rrobe, transmeton Telegrafi.

E tëra ndodhi kur të ftuarit po flisnin për të rinjtë e armatosur, si dhe sulmet e shumta që po ndodhin nëpër Angli, veçanërisht në Londër.

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, që e vërejtën momentin e çuditshëm, ishin të shpejtë dhe e shpërndanë menjëherë. /Telegrafi/