Zbolohen shkaqet që ju shkaktojnë infeksionet vaginale

E publikuar: 31/12/2017 06:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Te pakten 75% e femrave e perjetojne qofte edhe nje episod mykoze vaginale gjate jetes se tyre. Edhe pse eshte nje infeksion qe jep shqetesime te konsiderueshme, nuk eshte serioz dhe eshte lehtesisiht i trajtueshem. 

Zhvillimi i infeksionit favorizohet ne situata kur ulet PH vaginal nen 5. Nje mukoze vaginale e shendetshme ka baktere ne sasi te konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike. Nuk eshte infeksion seksualisht i transmetueshem dhe te gjitha femrat duhet te dine se kjo imbalance shkaktohet nga faktore të ndryshem si psh:

1. Perdorimi i antibiotikeve

2. Niveli i larte i hormoneve estrogjenike qe ndodh zakonisht gjate shtatezanise, gjate perdorimit te disa llojeve te kontraceptiveve orale.

3. Diabeti

4. HIV

5. Perdorimi i kortizonikeve

6. Obeziteti

7. Semundje kronike qe ndikojne ne crregullimet e imunitetit.

Sipas dr.Jonida Reveli siptomat kryesore te nje infeksioni mykotik vaginal jane:

1. Djegie vaginale dhe ne organet e jashtme genitale.

2. Kruajtje dhe skuqje.

3. Djegie apo dhimbje gjate urinimit.

4. Djegie apo dhimbje gjate maredhenies seksuale.

5. Sekrecione vaginale te bardha, te trasha, te shtuara, pa ere.