Zbardhet deklarata e Frashër Krasniqit në polici

E publikuar: 30/09/2017 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, përsëri për përleshjen e mbrëmshme që ndodhi në mes të Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës live në Klan Kosova, shkruan Gazeta Blic.Gashi ka treguar se për Krasniqin është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai pritet të dal para gjykatësit brenda këtij afati kohor.

Sipas Gashit ky arrestim nuk ka qenë i nevojshëm dhe është masë e ashpër pasi që lëndimet ishin të lehta.Ky është statusi i tij i plotë:Mbreme ne Polici ne oret e vona te nates eshte intervistuar klienti ime Deputeti i Kuvendit te Kosoves zoti Frasher Krssniqi si i dyshuar per shkaktim te lendimeve te lehta trupore ndaj Deputetit te Kuvendit te Kosoves zotit Milaim Zeka. Incideti eshte shkaktuar gjat debatit televiziv ne Klan Kosova. Frasher Krasniqi ka deklaruar se aj ka qene rende i fyer nga Milaim Zeka dhe ka reaguar ne afekt. Diku nga Mesnata mreme Prokurori i ka caktuar masen e ndalimit per 48 ore zotit Krasniqi. Aj pritet te dal para gjykatesit ne Gjykaten themelore ne Prishtine brenda ketij afati kohore. Besoi se nuk ka qen fare e nevojshme masa e arrestit ndaj Deputetit Krasniqi pasi qe gjdo gje ka qene live ne Televizion dhe cdo gje eshte leht e vertetueshme se cka ka ndodhur, sido te jet jemi ne pritje te seances ne gjykate ku do te vendoset per kete qeshtje se a do te lirohet Deputeti Krasniqi. Une besoi se asnji arsye ligjore per ndalimin e tij nuk ekziston dhe rasti do te duhej te procedohet ne gjyate ne procedur te rregullt. Kemi te bejme me lendime te lehta dhe arresitimi eshte mas teper e ashper per kesi rastesh. Por …/GazetaBlic