Zanetti: Suning serioz, dëshriojmë të kthejmë Interin në krye

E publikuar: 20/10/2017 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javier Zanetti siguron se Suning Group kanë qëllimin të rikthejnë Interin në nivelet fituese.

Legjenda zikaltër, tani zëvendës-president i klubit, ka përkrahur edhe një herë pronarët kinez të cilët blen 70 per qind të aksioneve në vitin 2016.

Formacioni më i mirë i Interit sipas Zanettit me lojtarët që ka luajtur argjentinasi

“Suning janë një grup me shumë ambicie”, ka thënë Zanetti për Independent.

“Janë serioz në punën e tyre këtu dhe respektues për historinë e Interit. Të gjithë kemi qëllimin të kthejmë Interin në nivelet ku fitohen tituj prestigjioz”.

Zanetti u pyet edhe për tripletën e famshme në vitin 2010, ku në atë kohë Interi u drejtua nga Jose Mourinho:

“Mourinho është një trajner shumë i përgatitur, ai përkujdeset për çdo detaj. Ka personalitet të madh dhe natyrisht pasion të madh për futbollit”.

“Të gjitha këto të kombinuara dhe me ne, në dy vite arriti të ndërtojë diçka madhështore. Kjo është pse ne fituam të gjitha”, shtoi argjentinasi. /Telegrafi/