Zafir Berisha: Zgjedhja e Presidentit-falimentim i shtetit

E publikuar: 13/02/2016 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha, ka thënë se gjendja e keqe në shëndetësi, arsim e në fushat e tjera, po vjen nga “shkolla” e papërgjegjshme politike”, siç ai e ka quajtur, raporton GazetaBlic.

Ai tutje ka theksuar, se zgjedhja e presidentit nuk çon deri te zgjidhja, përkundrazi, çon kah shkatërrimi i shtetit.

Shih postimin e plotë të tij:

Niveli i pa përgjegjësisë që ka përfshirë të gjitha instancat e shtetit në jetën publike po e thellon edhe më tepër krizën morale e cila është si rezultat i krizës ekonomike.

Gjenda e mjerueshme në administratë, shëndetësi, arsim dhe në çdo dikaster tjetër vjen si rezultat i një shkolle të pa përgjegjshme politike, e cila është instaluar tash e sa vite në Kosovë, shkollë e cila e ka sjellë vendin në prag të falimentimit dhe ka zhytur qytetarin në një krizë morale me pasoja afatgjate për të ardhmen.
Zgjedhja e presidentit, nuk është zgjidhja e problemeve të cilat i potencova, por në këto rrethana është falimentim total i shtetit për interes të individit, individ i cili për mision shihet që ka bërjen e Kosovës shtet jo funksional.
Z.B