Zafir Berisha: Vota për Vetëvendosjen është votë për surratin e Vuçiqit dhe Daçiqit

E publikuar: 23/12/2020 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zafir Berisha nga Nisma Social Demokrate i ka barazuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, duke i quajtur subjektet që nuk janë në shërbim të Kosovës.

Vota për sektin e LVV është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në Qeverinë e Kosovës që mendojnë se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se Heroi Isa Boletini ka qenë mercenar”, është shprehur Berisha.

“Vota për sektin e LVV është votë për “leshkuqa” që kanë ardhur nga misionet e Beogradit e në Qeverinë e Kosovës, votë për nipa e mesa të Lazaroviçve të Valevës e pasardhës të “milicëve” të Serbisë, që për pak ditë pranuan ndihma nga Serbia dhe nga një shtet që kishte bërë gjenocid në Kosovë të cilën e njihte bota demokratike, e paraqitin si shtet humanitar!”, është shprehur ai.

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë në këtë udhëkryq të rrezikshëm, prandaj duhet një mobilizim jo vetëm për fushatë elektorale por edhe për ta shpëtuar Kosovën nga rreziqet që po i vijnë”.