Zafir Berisha pret dështimin e Gjykatës Speciale

E publikuar: 29/09/2020 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka folur për akuzat e Speciales ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ai në Prime Time të Kanal10 ka thënë se me akuzat ndaj Mustafës mund të merrej edhe një gjykatë për kundërvajtje.

Duke folur rreth akuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Berisha tha se pret dështimin e Gjykatës Speciales, pasi siç tha ai, ka filluar mbrapsht.

“Forma e arrestimit është tendencë për t’i përulur luftëtarët. Nëse do të ftoheshin me telefon, ata do të shkonin”, tha ai.

Ndryshe, Salih Mustafa është paraqitur të hënën para Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai ka vendosur të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij.

Mustafa është personi i parë ndaj të cilit është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara për Kosovën.