Berisha: Jo me gjuejt gaz, po për Kosovën jam në gjendje me gjuejt gjithçka (Video)

E publikuar: 30/11/2015 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuemi i parë në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, ishte Zafir Berisha nga Nisma.

“Jo me gjuejt gaz, po për Kosovën jam në gjendje me gjuejt gjithçka”, tha ai tue diskutue për ngjarjet e sotme në Kuvend.

Kur rrezikohet Kosova, unë jam ai Zafiri i 98’tes, tha Berisha.

Berisha tha për Televizionin Rrokum se ka folë me nji avokat dhe nesër ka me paditë Gazetën Express dhe kreun e saj, Berat Buzhalën, për lajmin me titull skandaloz.

“Berat Buzhala asht dora e zgjatun e krimit t’organizuem”, tha Berisha.

Berisha ma tej shpjegoi se ka vendose me luftue kundër këtyne bandave që veprojnë në interes të njerëzve në pushtet.

Ndërsa për pezullimin e opozitës Berisha tha se s’ka koment dhe se kane me vazhdue edhe nëse ka arrestime të deputetëve të tjerë.

“Ka pasë zana që dojnë me na pezullue për 3 muej, po ka dalë dikush i mecum dhe e ka tërhek këtë vendim, edhe pse çuditem nëse aty ka mbet dikush i mecum”, vazhoi Berisha.

Ndërsa në fund të bisedës Berisha tha se nëse nuk tërhiqen marrëveshjet ka me u tërhek Qeveria.