Zafa kapet me Imer Mushkolajn: Flej pa çorapa, ka kush kujdeset për sigurinë tënde kibernetike

E publikuar: 11/12/2020 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri dhe Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, i është kundërpërgjigjur analistit Imer Mushkolaj pasi ky i fundi teksa ka ironizuar ka thënë se vetëm Zafir Berisha mund ta ndihmojë Trustin.

“Veç Zafiri mundet me ndihmu”, ka shkruar Mushkolaj.

Këtyre fjalëve të analistit kosovar, u është përgjigjur vetë Berisha, duke thënë se Imer Mushkolaj mund të flejë dathë, pasi ka kush te kujdeset për sigurinë e tij kibernetike.

Reagimi i plotë:

Institucionet e e sigurisë në vendin tonë, janë të përgatitura që të parandalojnë dhe luftojnë krimet kibernetike nga kushdo që vijnë!

Çdo institucion ka ekspertë dhe profesionist të IT, që me u përballur me çdo ndërhyrje që rrezikojnë sigurinë kibernetike, prandaj edhe Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës besoj se i ka marrur të gjitha masat.

P.s; edhe I. Mushkolaj le të flenë pa çorapa, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurinë e tij edhe në fushën kibernetike!

Zafa