Zaev paralajmëron ndryshime në Qeveri, opozita kërkon zgjedhje

27.05.2019 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zaev paralajmëron ndryshime në Qeveri, opozita kërkon zgjedhje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndërrimin e më shumë se një të tretën e ministrave të kabinetit qeveritar, që do të nënkuptonte nevojën për votimin e gjithë Qeverisë në Kuvend.

Njoftimi erdhi pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën u shkarkuan nga detyra të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

“Unë jam afër ndërrimit të një të tretës së ministrave, që nënkupton se do të kemi votim për gjithë Qeverinë. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në Qeveri. Gjithkund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime. Do të përcjellë punën e çdo zyrtari, do të kritikoj dhe kërkoj dorëheqjen e secilit që nuk punon”.

“Motoja e jonë ishte “Jetë për të gjithë” dhe ata që nuk janë të gatshëm dhe të aftë që t’i përgjigjen kësaj do të largohen nga pozitat”, ka deklaruar Zaev pas mbledhjes së këshillit qendror të Lidhjes Social-Demokrate.

“Ky vendim që kemi marrë është shprehje serioze e përgjegjësisë dhe pranim nga ana jonë e mesazheve të qytetarëve, për korrigjimin e punës tonë dhe të ambicieve tona për përmirësimin e veprimit tonë të mëtejmë. Pra, kemi nisur nga radhët tona të bindur se ndryshimet do të na konsolidojnë dhe ndërgjegjësojnë në realizimin e premtimeve që kemi dhënë”, ka deklaruar Zaev.

​Kryeministri Zoran Zaev ndryshime pret edhe tek fushat që drejtohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Siç bëhet e ditur, Zaev i ka dorëzuar kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, një listë me emrat e zyrtarëve të kësaj partie që duhet ndërruar për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndryshimet në Qeveri dhe parti, Zaev i ka paralajmëruar një kohë të gjithë për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhjet presidenciale, në veçanti në rrethin e parë më 21 prill, kur partia e tij LSDM, në koalicion me 31 parti arriti fitore me një dallim prej vetëm rreth pesë mijë votave kundrejt VMRO DPMNE-së opozitare, e cila në zgjedhje mori pjesë e vetme.

Opozita ndërkohë ka thënë se përgjegjës për gjendjen në vend, është Zoran Zaev nga i cili ka kërkuar që sa më parë të jap dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Zoran Zaev duhet të jep dorëheqje. Kjo është mënyra e vetme e tij për t’i ndihmuar Maqedonisë. Qytetarët në zgjedhje i thanë se duhet të shkojë së bashku me politikat e tij kriminale, shkatërruese dhe anti-shtetërore, që po i praktikon për më shumë se dy vjet. Zaev ka humbur më shumë gjysmën e komunave të Republikës së Maqedonisë pasi gënjeshtrat dhe mashtrimet më nuk i kalojnë”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Zgjedhjet e parakohshme janë kërkuar edhe nga Aleanca për Shqiptarët në opozitë. Kryetari i saj, Zjadin Sela, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vendi nuk ka nevojë për riformatim të Qeverisë, por për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Vetëm përmes një procesi zgjedhor të drejtë mund të ndryshohen punët dhe të lëvizin në drejtimin e duhur. Të gjitha argumentet se tani nuk është koha pasi jemi në pritje të datës për në Bashkimin Evropian e kështu me radhë, janë argumente që kanë për qëllim të mbajnë “status-quo” në këtë shoqëri, ka deklaruar Sela.

Bazuar në prononcimet e kryeministrit Zoran Zaev, ndryshimet në Qeveri pritet të ndodhin në fillim të muajit qershor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror