Zaev: Nuk ulem në tavolinë, derisa të hyjnë brenda të gjithë gazetarët

E publikuar: 25/05/2015 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDSM-së, Zoran Zaev në debatin “Çfarë Maqedonie duam”, bëri të ditur se nesër nuk do të fillojnë bisedimet në klubin e deputetëve, derisa nuk lejohen të gjithë gazetarët të hyjnë në ndërtesë.

“Nesër asistentët e mi që do të jenë me mua në klubin e deputetëve, derisa të më japin sinjal që të gjithë gazetarët kanë hyrë brenda, unë nuk fillojë negociatat dhe bisedimet. Politikanët duhet të lejojnë pyetje dhe duhet t’u përgjigjen atyre, ne nuk mund të themi se fuqia e shtatë është shoqëria ndërgjegjshme, si do të ishte ajo forcë nëse nuk lejohen të bëhen pyetje”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.