Zaev nga sot riaktivizon “bombat” për skandalin e përgjimeve

E publikuar: 08/06/2015 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkup, 8 qershor – Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të vazhdojë prej sot me publikimin e audi-incizimeve të bisedave të përgjuara nga ana e pushtetit të Maqedonisë, respektivisht të ashtuquajturat “bomba”.

Zaev ka zbuluar se pres-konferencat me keqpërdorimet e pushtetit nuk do të pengohen gjatë kohës së bisedimeve të cilat duhet të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, por do të jenë me kujdes të dimensionuara dhe selektuara që të mos e kërcënojnë procesin negociator.

Ai tregoi se në ditët e ardhshme do të dëgjohen audio-incizime se si janë manipuluar organizatat joqeveritare, çfarë i kanë bërë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për ndërhyrjet në rektoratet e universiteteve etj.

Zaev tha se “bombat” më të ndjeshme, si rasti i “Monstrës” nuk do të publikohet deri më 13 qershor.