Zaev: Të gjithë qytetarët në Maqedoni do të jenë të barabartë (VIDEO)

E publikuar: 17/05/2015 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(Eplotësuar) Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi para Qeverisë u është drejtuar, se në Maqedoni të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë, pa marrë parasyh fenë, apo nacionalitetin e tyre.

“Të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni, do të jenë të barbartë”, tha Zaevi.

Ai ka përsëritur edhe sot se prostatat do të vazhdojnë deri sa Gruevski të jep dorëheqje./TetovaSot/

17:22 Zaev: Gruevski patjetër do të jep dorëheqje (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi tha se këtu jemi mbledhur për lirinë e Maqedonisë.

“Ne këtu jemi mbledhur për një qëllim, që Gruevski të jep dorëheqje, patjetër të jep dorëheqje”, tha Zaevi.

Zaev ka thënë se vetëm largimi i Gruevskit zgjidh krizën në shtetin e Maqedonisë.

“Ne do të mbetemi këtu. Duhet të ketë dorëheqje të Nikolla Gruevskit. Nëse nuk largohet as ne nuk do të largohemi nga protestat. Bashkohuni me ne, për ju, për fëmijët e juaj, për Republikën e lirë dhe të begatë të Maqedonisë”, ka shtuar ai.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zaev-gruevski-patjeter-te-jape-doreheqje-video-101555/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright