Youtube ka fshirë 58 milion video gjatë tre mujorit të tretë të vitit

E publikuar: 14/12/2018 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

YouTube ka fshirë mëse 58 milion video dhe 224 milion komente gjatë tre mujorit të tretë të vitit për shkelje të politikave të platformës.

Gjithashtu platforma fshiu 1.67 milion kanale me 50.2 milion video që përmbanin.

Pothuajse 80% e kanaleve të fshira ishin ngarkime spam tha Youtube. 13% përmbanin lakuriqësi dhe 4.5% janë hequr për sigurinë e fëmijëve.

Gjithashtu 7.8 milion video janë hequr individualisht për shkelje të politikave.

Këtë Google shtoi mijëra moderatorë, konkretisht më shumë se 10,000 për të rritur raportimin. YouTube nuk komentoi për planet e zgjerimit në 2019-ën.

Kompania ka bërë hapa përpara nën presionin e Bashkimit Evropian dhe autoriteteve Amerikane për eliminimin e përmbajtjeve brenda 36 orësh nga publikimi. /PCWorld Albanian