YouTube çaktivizon komentet në çdo video ku shfaqen fëmijë

E publikuar: 01/03/2019 00:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

YouTube tha se do të çaktivizojë komentet tek mbarë videot ku shfaqen fëmijë nën moshën 18 vjeç në përpjekje për ti mbrojtur ata dhe familjet e tyre.

Disa marka kanë ndaluar reklamimin në platformë pasi zbuluan se pedofilët linin komente të padëshirueshme në video me fëmijë.

YouTube fillimisht çaktivizojë komentet tek ato video që tërhiqnin komente të papërshtatshme. Por tashmë do të çaktivizojë komentet në çdo video ku shfaqen minorenë.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi në muajt në vijim.

Platforma detajoi në një postim në blog planin për të mos lejuar komentet në videot e fëmijëve të moshave të reja.

Në mesin e këtyre videove mund të jenë edhe ato të ngarkuara nga prindërit e fëmijëve. Ndërsa videot ku shfaqen fëmijë të rritur në moshë komentet nuk do të çaktivizohen vetëm nëse vërehen se kanë tërhequr komente të papërshtatshme.

Në këtë rast mund të jetë edhe një fëmijë duke bërë gjimnastikë. Çdo ditë në platformë ngarkohen miliona orë video dhe sa do të ja arrijë YouTube ti përmbahet këtij misioni?

Vetëm një numër i vogël krijuesish në YouTube do tu lejohen komentet. Ata mund të jenë partnerë të besuar të YouTube apo yje.

Megjithatë do tu kërkohet të moderojnë në mënyrë aktive komentet dhe të provojnë se videot e tyne nuk kanë për të tërhequr komente negative dhe të papërshtatshme.

YouTube thotë se ka zhvilluar një sistem i cili është më i mirë në identifikimin e komenteve dhe fshirjen e tyre.

Menjëherë pas publikimit të skandalit u tha se YouTube do të hiqte reklamat për ata krijues videot e të cilëve tërheqin komente të papërshtatshme duke krijuar panik.

Telashet e YouTube nuk mbarojnë këtu. Aplikacioni i YouTube për fëmijë, YouTube Kids, është krikuar për algoritmet që përdor për të kuruar përmbajtjet. Video të papërshtatshme jo rrallë herë u kanë shpëtuar filtrave të platformën dhe mbërritur gjer tek fëmijë. /PCWorld Albanian