Ymeri thotë se veç rrëzimi i Qeverisë ndalon “Zajednicën”

E publikuar: 02/09/2015 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri qeveria do të jap dorëheqje ose do të detyrohet të jap dorëheqje. Ai ka thënë se “Zajednica” do të ndalet duke e rrëzuar qeverinë.
“E vetmja mënyrë me ndalë Zajednicën është me ndalë qeverinë. Kjo nënkupton ose dorëheqje ose detyrim të dorëheqjes dhe pastaj një process zgjedhor që do ta krijonte një qeveri të re. Ama ‘Zajednica’ do të ndalet, sepse është shumë e rëndësishme të ndalet ‘Zajednica’”, tha ai

Ymeri, thotë se partia e tij do të bëjë gjithçka që ta ndalojë formimin e “Zajednicës”. Ai ka thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës, janë të disponimit që të protestojnë kundër “kësaj kreature politike”.

Në emisionin “Debat” të RTK-së, Ymeri ka thënë se themelimi i Asociacionit shkelë Kushtetutën e Kosovës dhe “krijon një Republikë të tretë”.

“Themelimi i Zajednicës shkelë Kushtetutën dhe karakterin bazë të shtetit të Kosovës. Asociacioni ka elemente raciste sepse thotë se do të përfaqësojë interesat e komunitetit serb”, thotë ai.

Ai ka ripërsëritur se do të donte ta kishte përballë në një debat televiziv kryeministrit Isa Mustafa.

Ymeri ka thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës janë kundër një “kreature të tillë politike”.

“Mendoj se me aq sa kemi arritur të bisedojmë me qytetarët, shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë kundër një kretaure të tillë politike”, ka thënë ai.