Ymeri: Rritja e pagës minimale e ulë pabarazinë

E publikuar: 06/03/2019 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se rritja e pagës minimale ka shumë efekte pozitive.

“Rritja e saj e ulë pabarazinë në të ardhura dhe e rritë mirëqenien e gjithëmbarshme”.

“Paga minimale është komponentë thelbësore e sistemit të mbrojtjes sociale të një vendi që ka për qëllim ta reduktojë varfërinë dhe ta rrisë drejtësinë shoqërore”, ka thënë Ymeri pas tryezës së mbajtur nga NDI në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Përmes saj, shumë vende e kanë reduktuar pabarazinë në të ardhura, kanë ulur shpenzimet buxhetore në skemat e mbrojtjes sociale, si dhe e kanë rritur kohezionin shoqëror”.