Ymeri: Qeveria e Mustafës po dorëzohet përballë Serbisë!

E publikuar: 04/10/2016 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, ka reaguar ndaj arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit, i cili nga autoritet serbe u akuza pas një fletarresti për terrorizëm.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se me arrestimin e Drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit, Qeveria e Kosovës është nënshtruar dhe dorëzuar përballë Serbisë.

“Serbia përveçse nuk po kushtëzohet për atë që bëri në luftë, ajo po na dëmton edhe në paqe, teksa qeveritarët tanë heshtin dhe besojnë në mëshirën e Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia po vazhdon të mos e njoh pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kurse qeveritarët tanë flasin për marrëdhënie të mira me këtë shtet.

“Vetëm kushtëzimi i Serbisë e bën atë të ndryshojë, e këtë duhet ta bējmë sa më parë, duke filluar me marrëdhëniet ekonomike e tregtare, ku edhe dëmtohemi më së shumti aktualisht nga ky shtet. Çdo veprim ndryshe çon në arrestime të reja dhe veprime të tjera si këto nga pala serbe”, ka thënë Ymeri.