Ymeri-Mustafës: Nuk është e vërtet që shpëtuat Trepçën

E publikuar: 29/09/2016 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kanë bërë një debat në Kuvendin e Kosovës, lidhur me Trepçën.

Derisa Ymeri ka mohuar deklarimet se është shpëtuar Trepça, tha se ky gjigand ekonomik ende po rrezikohet me likuidim. Kurse, Mustafa e përsëriti se kanë shpëtuar likuidimin e Trepçës, derisa opozita që brengoset kaq shumë, kishte lëshuar sallën.

Ymeri tha se fakti që qeveria nuk ka bërë asgjë, Trepça vazhdon të kërcënohet me të njëjtin fund.“Kuvendi po shihet se do të vendos një ligj me procedurë të përshpejtuar pa trajtim serioz. Qeveria s’ka ide çfarë duhet të bëjë dhe duke marrë parasysh që ligji nuk është i mirë po tenton ta shmang debatin.

A do të bëhet Trepça ndërmarrje publike siç ishte ideja në janar të vitit 2015. Ne e kemi leshu seancën sepse kemi mbështetur kauzën që Trepça të dhëndërohet në ndërmarrje publike. Këtë kauzë e keni mbështetur dhe ju tri ditë para se të votohej.

Por e keni ndryshuar për shkak të trysnisë nga ana e Serbisë”, tha ai.  Kurse, kryeministri Mustafa tha se nuk është i detyruar ta shpjegojë ligjin para se të vie në Kuvend.“Ligji do të jetë në kuvend. Në fillim të vitit të kaluar kemi evituar likuidimit.

Opozita e ka lëshuar sallën dhe ka mbet që ne të vendosim, nëse do të ishit brengos aq shumë për Trepçën do të qëndronit në sallë dhe ta evitojmë likuidimin e saj”, tha ai.