Ymeri: Lëvizjes tonë iu bashkuan 250 gjilanas

E publikuar: 27/12/2016 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri bën të ditur se këtij subjekti iu bashkuan 250 qytetarë të Gjilanit të hënën.

“Mbrëmë në Gjilan u uruam mirëseardhje 250 qytetarëve që u aktivizuan rishtazi në Lëvizjen Vetëvendosje. Është kënaqësi e veçantë kur qytetarët e Republikës bëhen bashkë në Lëvizjen tonë e të tyren“, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Kjo, sipas tij, është edhe dëshmia edhe kushti i ndryshimit rrënjësor në Kosovë – kur bashkohemi në Lëvizje për ta fuqizuar konceptin politik që e fuqizon Republikën drejt sovranizimit e bashkimit.