Ymeri kritikon VV-në pasi i kërkoi mbështejte PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

E publikuar: 23/06/2020 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visar Ymeri ka reaguar ndaj ish partisë së tij.

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar ashpër dikur partinë që ai drejtonte se po kërkon bashkëpunim nga PDK-ja për ta rrezuar Qeverinë Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, kërkoi nga PDK-ja ta përkrahin një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, duke thënë se ky nuk është bashkëpunim.

Në një postim në Tëitter, Ymeri kritkoi këtë qasje të VV-së.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! po kërkon nga PDK që bashkë ta paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Por kjo nuk qenka kërkesë për bashkëpunim! Atëherë çka është? Pas diskutimit për kuptimin e fjalës Koti, mbase Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën Bashkëpunim”, ka shkruar Ymeri.

Visar Ymeri në vitin 2018 u nda përfundimisht nga Vetëvendosja, duke kaluar në Partinë Socialdemorkate e cila tash udhëhiqet nga Dardan Molliqaj.