Ymeri: Kam pak shpresa se do të shpëtojë Vetëvendosje nga ndarja

E publikuar: 19/01/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nuk ka as sinqeritet as vullnet për ta mbajtur Lëvizjen bashkë ”

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se deri më tani ka menduar se do të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të shpëtohet Vetëvendosje nga ndarja. Mirëpo, ai aktualisht nuk po shpreson shumë për një gjë të tillë.

“Kohëve të fundit kam më shumë më pak shpresa, sepse po e shoh se nuk ka as sinqeritet as vullnet për ta mbajtur Lëvizjen bashkë e për ta vendosur interesin e organizatës tonë politike përmbi këndvështrimin personal të njerëzve”, tha Ymeri.

Sipas tij ky është thelbi i problemit që e ka Vetëvendosje./21Media