Ymeri: Albini kërkonte që Molliqaj të mos kandidonte për deputet

E publikuar: 19/01/2018 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kërkesë e tillë Ymerit i është dukur absurde

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri sonte në RTV21 foli për zhvillimet e fundit në VV, përçarjet dhe rreshtimet por edhe opsionet e mundshme për të dalë nga kriza.

Gjatë bisedës, Ymeri tha se kur filluan ta përpilojnë listën për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme kah mesi i majit ka pasur një kërkesë të vendosur nga Albin Kurti që Dardan Molliqaj të mos kandidonte për deputet, për të cilën Ymeri tha se i është dukur absurde, shkruan rtv21.tv

”Absolutisht absurde, si mund të thotë që një aktivist i Lëviozjes Vetëvendosje që ai të mos kandidojë për deputet që ai e ka qëllim, në fund të fundit, është vendimi i Këshillit a pranohet lista a kush pranohet”, tha Ymeri.

Sipas tij, kërkesa e tillë atij i është dukur absurde, derisa tha se u është dashur që të marrim masa të vendosura karshi kësaj./21Media