Ymeri: Albin, e ke gabim që ke ndryshuar veç pse jeni kryeministër

E publikuar: 21/02/2020 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur për ato që ai i ka cilësuar ndryshime të ish-bashkëpartiakut të tij, Albin Kurti, që nga ardhja në krye të qeverisë së vendit.

Ymeri, aktualisht anëtar i thjeshtë i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se tash nuk po e njeh Kurtin.

“Gjatë këtij rrugëtimi politik, kam parë që ka ndryshim te Albini”, është shprehur ai.

“Arsyeja e ndryshimit veç pse je kryeministër është e gabuar”, ka thënë Ymeri në BlicInterview.

“Kjo i bie braktisje e një trashëgimie të pasur e të bujshme që e ka pasur VV’ja”, ka vlerësuar Ymeri.

“Ka ndryshime substanciale. Në njërën anë ka ndryshim të Albinit si kryeministër, prej asaj çfarë ka thënë Albini për institucionin, se si udhëhiqet institucioni publik”, ka shtuar ai.

Ymeri ka thënë se te Kurti më shumë ka parë ndryshim të personit, sesa të politikave.

“Ka ndryshuar karshi dialogut, flamurit, orientimit madhor të Republikës së Kosovës”’, është shprehur ai.