Ylli i Dortmundit i shokuar nga sjellja e Dembele

E publikuar: 18/08/2017 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gonzalo Castro ka kritikuar sjelljen e sulmuesit Ousmane Dembele

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Gonzalo Castro ëshët i shokuar me vendimin e Ousmane Dembele që të mos paraqitet në stërvitje.

Franceze dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, por Castro thotë se çfarë ka bërë Dembele, nuk ka parë kurrë.

“Ne ishim të shokuar me vendimin e Dembeles për të mos marrë pjesë në stërvitje. Kjo është diçka që unë kurrë nuk e kam përjetuar”, tha Castro për Bild.

“Ne nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 20 vjeçar dhe nuk e dimë se kush është pas vendimeve të tij. Duhet të presim dhe të shohim nëse do të kthehet sërish në stërvitje”. /Express/