Ylli brazilian i futbollit, bëhet pjesë e kastit të serialit më të njohur

E publikuar: 28/08/2019 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli brazilian i futbollit, futbollisti Neymar është konfirmuar se do të jetë pjesë e kastit të një prej serialeve më të njohura.

Bëhet fjalë për serialin e Netflix, “La Casa de Papel”, i njohur edhe si “Money Heist” në anglisht.

27-vjeçari është rreshtuar në mesin e aktorëve të serialit për të luajtur personazhin e një murgu në episodet e sezonit të tretë.

Nëntorin e kaluar, lojtari postoi një video misterioze në mediat sociale ku shfaqej i veshur me maskën Dalí, së bashku me shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappé, shkruan albeu.com

Ai shfaqet në episodet 6 dhe 8 të sezonit të fundit, megjithëse fillimisht Neymar nuk u shfaq në videot promo të publikuara në korrik, pasi Netflix priste që akuzat e modeles për abuzim të zgjidheshin.

Pasi çështja kundër tij u pushua për mungesë provash, Netflix rishtoi skenat duke përfshirë lojtarin që shikuesit ta shijonin plotësisht.