Ylli i Barcelonës përfshihet në listën e 100 njerëzve më me influencë në botë

E publikuar: 21/04/2017 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Barcelonës Neymar JR, është emëruar si një nga 100 njerëzit me më së shumti influencë në vitin 2017.

Ylli i Brazilit është bërë një nga lojtarët më të mirë në botë poashtu edhe njëri nga më të njohurit në glob.

Kjo ka ndikuar në përfshirjen e tij në 100 njerëzit më me influencë në botë.

Edhe ish-yll i Manchester United dhe Real Madrid, David Beckham, duke folur për performancën e sulmuesit kundër PSG në Ligën e Kampionëve, tha që Neymar së shpejti do të arrijë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë një rival të ri dhe Neymar është gati të tregoj vetën edhe më shumë tani” deklaroi Beckham. /Indeksonline/