Yll Limani prezanton tatuazhin e dytë në trupin e tij

E publikuar: 27/01/2021 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka shtuar një tatuazh më shumë në trupin e tij.

Bëhet fjalë për një mace mbi një gjysmëhënë, e cila është vizatuar tashmë në krahun e këngëtarit.

Ka qenë vet Ylli i cili ka publikuar në rrjetin social Twitter një fotografi të tatuazhit, duke treguar realizimin më të ri në trupin e tij.

“Tatuazhi im i dytë”, ka shkruar këngëtari Limani në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ylli përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Për sa i përket muzikës, projekti i fundit muzikor që ai solli për fansat mbetet kënga “Kur t’kujtohet”, e publikuar një javë më parë, e cila është pritur mirë nga publiku./eko/