Yaya Toure: Messi pa rivalë për Topin e Artë

E publikuar: 20/10/2015 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për Yaya Toure, Lionel Messi nuk ka rivalë për “Topin e Artë”.

Mesfushori i Manchester City-t deklaroi me bindje që këtë sezon cmimi prestigjioz do të fitohet nga Argjentinasi i Barcelonës.

32-vjeçari nuk i hoqi meritat lojtarëve të tjerë por theksoi se Messi qëndron më lart se të gjithë, duke i vendosur epitetin gjeni.

Toure pohoi se gjithmonë ka votuar sulmuesin e katalanasve për “Topin e Artë” dhe ashtu do të ndodhë edhe kësaj radhe.