Yahoo duhet të paguajë 118 milionë dollarë për hakimin e 3 miliardë përdoruesve

E publikuar: 12/04/2019 03:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëmendja tek Yahoo është rikthyer pas thyerjeve masive të të dhënave dy vite më parë. Kësaj here bëhet fjalë për dëmshpërblimin që kompania duhet të paguajë dhe janë plot 117.5 milionë dollarë.

Mes 2013-ës dhe 2016-ës Yahoo pësoi tre thyerje sigurie masive. E para rrjedhi informacion nga tre miliardë llogari dhe është regjistruar si thyerja më e madhe e sigurisë në histori.

E dyta është një tjetër thyerje e sigurisë ndaj Yahoo, ajo e 2014-ës që ekspozoi 500 milionë përdorues.

Në Janar, Yahoo ofroi 50 milionë dollarë dhe dy vite monitorim të 200 milionë llogarive të prekura falas në SHBA dhe Izrael për të mbyllur çështjen.

Megjithatë gjykata refuzoi propozimin e parë sepse nuk ishte e qartë sesa përdorues ishin prekur dhe sa do të dëmshpërblehen.

Tashmë gjykata kërkon 117.5 milionë dollarë pagesë në dëmshpërblime për të prekur e sulmeve masive kibernetike ndaj Yahoo.

Sipas agjencisë së lajmeve 55 milionë dollarë janë dëmshpërblime direkte, 24 milionë janë monitorim 2 vjeçar i kreditit të llogarive të prekura dhe 30 milionë janë kosto ligjore.

Yahoo u ble nga Verizon megjithatë sipas AP së bashku me Altaba që zotëron pjesën tjetër të Yahoo, do të paguajnë shumën. Sulmet kibernetike të sigurisë nuk u zbuluan deri në 2017-ën. /PCWorld Albanian