XOLO prezantoi telefonin XOLO Prime, kushton 89 dollarë

E publikuar: 13/05/2015 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

XOLO prezantoi sot në Indi një tjetër telefon buxhetor. XOLO Prime kushton vetëm 89 dollarë.

Telefoni ka ekran 4.5 inç me rezolucion 854×480 pikselë IPS, procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, kamerë të pasme 5 megapikselë, dy vende për karta SIM, bateri me kapacitet 1,800mAh dhe sistemin operativ Android 5.0 Lollipop.

XOLO Prime ka një trup prej xhami dhe vjen në katër ngjyra: e zezë, blu, e kuqe dhe gold.