“Xixëllonjat” në kryeqytet s’fillon punën, s’ka udhëzues si duhet vepruar

E publikuar: 01/06/2020 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çerdhja “Xixëllonja” në kryeqytet edhe të hënën nuk ka filluar punën, kjo si rezultat i mungesës se informatave zyrtare mbi rregullat për tu rihapur pas lehtësimit të masave ndaj Coronavirusit.

Drejtoresha e kopshtit,  Mimoza Morina-Veseli,  tha për Ekonomia Online se Qeveria ka marrë vendim më rihapjen e institucioneve parashkollore, por nuk ka hartuar një udhëzues se si të veprohet për të ruajtur shëndetin e fëmijëve.

“Siç jeni të njoftuar në komunikatën e Qeveris jemi njoftuar që në fazën e tretë të krijimit të masave përfshihet edhe hapja e institucioneve parashkollore”.

“Ne sot jemi me staf në institucion për të bërë përgatitjet e fundit teknike sepse përgatitjet për të filluar punën i kemi bërë qysh javën e kaluar”.

Morina-Veseli njoftoi se nga nesër do të fillojnë punën pasi siç tha ajo Ministria e Arsimit iu ka dërguar gjitha institucioneve parashkollore një udhëzues të UNICEF-it, raporton EO.

“Ende nuk kemi pasur një udhëzues definitiv se si të menaxhohet distanca dhe çështja e sigurisë se shëndetit të fëmijëve. Nga nesër do të kemi fëmijë në institucione”.

“Ministria e Arsimit e kanë dërguar nëpër gjitha e-mailet zyrtare të institucionet një udhëzues të hartuar nga UNICEF-i për të zbatuar sigurinë në aspektin shëndetësor fëmijët, prindërit dhe gjithë stafin”, tha ajo.