Xiaomi zbuloi tabletin Mi Pad 2

E publikuar: 24/11/2015 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç telefonit inteligjent Redmi Note 3, Xiaomi prezantoi gjithashtu edhe tabletin Mi Pad 2. Model i ri fokusohet më shumë tek dizajni, dhe është më i hollë dhe më i lehtë se versionet e mëparshme.

Mi Pad 2 ka kasa prej alumini dhe është vetëm 6.95 mm i hollë. Ai ka ekran 7.9 inç me rezolucion 2048×1536, kamerë parësore 8 megapikselë, kamerë dytësore 5 megapikselë, procesorin Intel Atom X5-Z8500 me arkitekturë 64-bit, 2GB RAM dhe bateri me kapacitet 6190mAh.

Tableti mbështet rrjetin Wi-Fi 802.11ac dhe ka një vend për USB të tipit C. Xiaomi Mi Pad 2 do të ofrohet në ngjyrë gri dhe ari. Versioni me 16GB hapësirë të brendshme do të shitet për 156 dollarë, ndërsa ai me 64GB për 203 dollarë.