Xiaomi prezanton më 7 Dhjetor Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus

E publikuar: 01/12/2017 05:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xiaomi lajmëroi përmes llogarisë në Weibo se Redmi 5 dhe 5 Plus do të debutojnë më 7 Dhjetor në Kinë.

Edhe pse kompania nuk ndau ndonjë informacion specifik rreth telefonëve, tashmë dimë shumë për Redmi 5.

Telefoni do të ketë ekran 5.7 inç me rezolucion 1440 x 720 piksel dhe raport 18:9. Në brendësi të tij do të fshihet një procesor Snapdragon 450 me tre konfigurime 2GB RAM/ 16GB memorje të brendshme, 3GB RAM/32GB memorje të brendshme dhe 4GB RAM/64GB memorje të brendshme.

Redmi 5 vjen me kamër kryesor 12 megapiksel dhe selfie 5 megapiksel si dhe bateri 3,200 mAh.

Nuk do të mungojë as edhe një skaner i shenjave të gishtërinjve si dhe Android 7.1.2 Nougat. Telefoni del në shitje më 10 Dhjetor në Kinë.

Për fat jo të mirë nuk kemi informacion për Redmi 5 Plus. Sipas spekulimeve telefoni mund të ketë Snapdragon 625 dhe bateri 4,000 mAh. /PCWorld Albanian