Xiaomi prezantoi Redmi 5A, një telefon Android i cili kushton më pak se 100 dollar

E publikuar: 16/10/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak muaj më parë Xiaomi prezantoi Redmi Note 5A dhe tashmë ka ardhur momenti që një tjetër model të dalë në skenë.

Xiaomi Redmi 5A është një telefon me çmim prej 91 dollarësh dhe është një prej telefonët më të lirë Android që mund të gjeni.

Me këtë buxhet të vogël do të përfitoni një ekran 5inç me rezolucion 720p, procesor Snapdragon 425, 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme.

Gjithashtu përdoruesit mund të shtojnë më shumë memorje me anë të kartave microSD. Redmi 5A ka kamera parësore prej 13 megapiksel dhe frontale prej 5 megapiksel.

Ajo mund të regjistroi video 1080p me 30 frekuenca në sekondë. Edhe pse është pasardhësi i Redmi 4A, pak gjëra kanë ndryshuar.

Dimensionet janë të njëjta ndërsa kapaciteti i baterisë ka rënë me 100mAh. Pavarësisht këtyre ajo që do të përfitoni me atë çmim është e pakontestueshme. /PCWorld Albanian