Xiaomi prezantoi një version me të lirë të Mi Note 3

E publikuar: 21/11/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Hëne Xiaomi prezantoi një variant me kosto të ulët të modelit Mi Note 3. Ai vjen me 4GBRAM dhe 64GB memorie të brendshme dhe kushton 301 dollar.

Ky model i bashkohet dy të tjerëve që janë në shitje me 6GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme dhe 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Xiaomi Mi Note 3 u prezantua në Shtator dhe ka 16 megapiksel kamër frontale e cila përmban teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Në pjesën e pasme të telefonit janë dy kamera. Krahas një varianti më të lirë, Xiaomi reduktoi çmimin e dy modeleve në shitje në 346 dollar dhe 401 dollar.

Mi Note 3 ka dy karta, ekran 5.5 inç full-HD 1080p dhe densitet pikselash prej 403ppi. Telefoni fuqizohet nga Snapdragon 660 me frekuencë 2.2 Ghz.

Kamera e pasme është 12 megapiksel dhe shoqërohet nga një lente telefoto po me sensor 16 megapiksel.

Në aspektin e konektivitetit telefoni përmban 4G LTE, Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 5.0, A-GPS dhe USB-C. /PCWorld Albanian