Xiaomi kthehet tek fitimi pas humbjeve rekord të vitit të kaluar

E publikuar: 19/11/2018 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi Kinez i telefonëve Xiaomi tha ditën e Hëne se fitimi i kompanisë është rritur ndjeshëm në tre mujorin e tretë si rezultat i shitjeve në Evropë dhe Indi.


Fitimi shkoi në 357 milion euro pas humbjeve prej 1.5 miliardë dollarë vitin e kaluar për të njëjtën periudhë të vitit.

Xiaomi tha se fitimi operativ ra me 38.4% ndërsa të ardhurat u rritën me 49.1% në 7.2 miliardë dollarë. Këto rezultate as pozitive po as negative vinë në një kohë kur shitjet e Xiaomi ranë në Kinë por u forcuan në vende të tjera të botës.


Xiaomi së bashku me kompani të tjera Kineze si Oppo dhe Vivo zunë gjysmën e shitjeve të telefonëve në tre gjashtë mujorin e parë të vitit sipas IDC.

Tregjet me rritjen më të shpejtë janë India për Xiaomin, ndjekur nga Rusia, Spanja dhe Britania. /PCWorld Albanian