Xiaomi ka shitur katër milionë Redmi Note 7

E publikuar: 03/04/2019 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xiaomi Redmi Note 7 padyshim është një smartfon i cili justifikon çdo qindarkë të shpenzuar për të. Me kamër 48-megapiksel dhe bateri 4,000 mAh, konsumatorët marrin më të mirën e një telefoni në kategorinë e çmimit të tij.

Konsumatorët kanë filluar ti përgjigjen kësaj oferte të Xiaomi dhe kompania tha se ka shitur katër milionë Redmi Note 7 në mbarë botën që nga debutimi.

Redmi Note 7 dhe Note 7 Pro kanë kamera të pasme 48+5-megapiksel, kamër selfie 13-megapiksel, konektivitet USB-C dhe bateri 4,000 mAh.

Modeli standard vjen me procesor Snapdragon 660, 3GB ose 6GB RAM, dhe 32 ose 64GB memorie. Varianti Pro ka procesor Snapdragon 675, 4GB ose 6GB RAM dhe 64 ose 128GB memorie.

Telefonët buxhetorë janë dizajnuar kryesisht për tregjet në zhvillim kur fuqia blerëse është e ulët dhe ku telefonët e shtrenjtë të Apple dhe Samsung nuk janë aq atraktiv. /PCWorld Albanian