Xiaomi do të lërë gjurmë këtë vit me kamerat e smartfonëve

E publikuar: 12/02/2019 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xiaomi ka përmirësuar performancën e fotografive vitin e kaluar në mënyrë të ndjeshme. Një pjesë e këtij suksesi i dedikohet edhe departamentit të kamerave themeluar nga Xiaomi vitin e kaluar. Kompania vazhdon të kërkojë dhe zhvillojë funksione të reja si dhe të përmirësojë përpunimin e fotove.

Ditën e Nëne CEO i Xiaomi Lei Jun tha në Weibo se pret që cilësia e fotove të përmirësohet ndjeshëm ndërsa departamenti i kamerave do të avancojë me teknika reja.

Në postimin e tij Lei Jun citoi disa arritje të Xiaomi në departamentin e kamerave. Xiaomi Mi Mix 3 mori 103 pikë nga DxOMark për performancën e kamera, më tepër sesa iPhone XR, Pixel 3, Galaxy S9 Plus dhe OnePlus 6T.

Disa veçori si modaliteti i natës apo “slow-motion” me 960fps përmirësuan eksperiencën e fotografisë në Mix 3.

Lei Jun premton eksperiencë më të mirë të fotografisë edhe në smartfonët e rangut të mesëm.

Muajin e kaluar Xiaomi ndau Redmi si markë më vete për tu fokusuar tek smartfonët e rangut të mesëm. Telefoni Note 7 ishte i pari nën markën “Redmi by Xiaomi.” Një prej tipareve kryesore të telefonit është kamera 48-emgapiksel.

Për 2019 presim debutimin e Mi 9, një smartfon flagship i cili do të sjellë disa funksione të avancuara të kamerës. /PCWorld Albanian