‘Xhungla’ greke: Në Shqipëri nisi lufta ndaj mafias

E publikuar: 11/11/2017 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Media greke Zougla.gr (xhungla në shqip) ka realizuar një reportazh që flet për angazhimin e SHBA-ve dhe BE-së për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Në reportazh, theksohet fakti se pas publikimit të skandalit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për bashkëpunim me trafikantët e drogës, në Shqipëri do dërgohen agjentë të specializuar të FBI-së, për të marrë pjesë në luftën kundër trafikut të drogës.

Shkrimi e flet rreth operacionit “Forca e Ligjit”, si edhe task forcën speciale të ngritur me mbështetje ndërkombëtare për të goditur grupet kriminale. Por ndërsa flasin fjalë të mira për ndikimin ndërkombëtar në luftën ndaj mafias, grekët flasin edhe për Balilin, i cili kërkohet nga drejtësia e tyre, por edhe nga DEA amerikane.