Xhudisti Gjakova siguron gjysmëfinalen në Hagë

E publikuar: 18/11/2017 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe dita e dytë e Grand Prix të xhudos që po mbahet në Hagë të Holandës, po vazhdon në mënyrën më të mirë për garuesit tanë.

Akil Gjakova ka vazhduar rrugëtimin e tij drejt medaljes së artë, duke kaluar në gjysmëfinale të garës që po mbahet në Hagë të Holandës.

Gjakova mposhti kanadezin Antoine Bouchard në çerekfinale për të kaluar në fazën e parafundit të garës.

Theksojmë se luftën e parë e kaloi pa problem, duke mundur gjermanin, Scham Dzavbatyrov. Në rrethin e dytë triumfojë ndaj britanikut, Daniel Williams.

Kujtojmë që dje, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta. /Telegrafi/