Xhudistët nga Kosova vazhdojnë përgatitjet në Kroaci

E publikuar: 18/07/2020 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i Kosovës prej 13 xhudistëve i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka dhe asistenti i grupmoshave të reja Fatos Tabaku, dje kanë filluar përgstitjet e para ndërkombëtare pas pandemisë në Poreç të Kroacisë.

Ata po marrin pjesë në Kampin e organizuar nga Federata Kroate e xhudos, ku pjesëmarrës janë i gjithë ekipi kombëtar i Kroacisë.

Përgatitjet po mbahen duke respektuar të gjitha rregullat për parandalimin e virusit të ashtuquajtur COVID-19.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të obliguar të testohen para pjesëmarrjës në këtë përgatitje.

Këto përgatitje janë të rëndësishme për garat e ardhshme që i presin ekipin Kosovar, gjithçka po shkon siç duhet dhe garuesit po japin më të mirën.

https://ci6.googleusercontent.com/proxy/hKyuPnar6fYnY03TFlui8TERazlZ64Eof9qhDdiS3uRY3TTvEP9_M9YTfyOlDxfgr8wyLTOtFpWsy3L2N1lSl4FVoch-IrIna18C62ET1lFGowCznUz3gNvxLuqdDUaw-4oqE3_VYmb49AmrnKKRD04=s0-d-e1-ft#http://www.kosovajudo.com/wp-content/uploads/2020/07/652C1AAB-0D3A-41CB-85D5-F9BB16195675.jpeg