Xhihadistët shqiptarë sulmojnë Gjykatën e “Shejtanit”

E publikuar: 07/04/2015 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë seancës së rradhës së 9 xhihadistëve shqiptarë të akuzuar për rekrutim luftatarësh për t’i dërguar në Siri, në atë që sipas tyre është e shenjtë, është shkaktuar një incident.

Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga dy prej xhihadistëve.

Kaq ka mjaftuar që Imami Zeqir Imeri të thoshte se “Kjo është Gjykata e djallit, njohim ligjet e Allahut”.

Gjatë zhvillimit të seancës nga imamët e tjerë u dëgjuan edhe thirrje si “vdekshi të tërë”, drejtuar turupit gjykues, legjitimitetin e të cilit ata nuk e pranojnë.

Disa nga imamët nuk kanë pranuar të përfaqësohen nga avokatët, duke thënë se i mbron Allahu.